Fitore infarkt e Milanit ndaj Xhenoas, tashmë ndodhet në zonën e Çampions (VIDEO)

Milani ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen e mbetur ndaj Xhenoas, ndeshje kjo që duheshe të zhvillohet me datë 14 gusht. E njëjta ishte shtyrë për shkak tragjedisë që kishte ndodhur me shembjen e urës Ponte Morandi në Xhenovë.

Fitoren e Milanit e paralajmëroi Suso me një gol të shënuar vetëm pas 3 minutave lojë, ndërsa një autogol i Romanjolit në minutën e 55-të solli simetri në rezultat.

Mirëpo i njëjti u nxorrë për këtë autogol në minutën e parë shtesë të takimit, kur shënoi një gol mjaft interesant, duke përfituar nga një devijim i portierit mysafir, i cili në tentativë për të pastruar rrezikun para portës së tij, devijoi topin vetëm deri te këmbët e Romanjolit, që shënoi një gol mjaft interesant.

Falë kësaj fitore Milani tashmë ngjitet në pozitën e katërt, pozitë kjo që siguron Çampionsin, ndërsa Xhenoa renditet në pozitën e 11-të me 14 pikë.

Leave a Reply