Leonardo nisi misionin për rikthimin e Tiago Silvas te Milani

Tiago Silva mund të rikthehet sërish te Milani. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave drejtori sportiv, Leonardo, i ka dhënë detyrë vetes për të bindur bashkëpatriotin e tij që ti bashkohet sërish Milanit.

Rikujtojmë, Silva pikërisht nga rradhët e skuadrës së njohur italiane gjatë vitit 2012-të i ishte bashkuar Paris Sen Zhermenit. Madje, ishte pikërisht Leonardo, i cili në atë kohë ishte tek PSZH-ja, e kishte bindur Silvan të transferohet në Paris.

Leonardo tashmë hidhet në sulm me misionin për rikthimin e brazilianit tek Milani, ndërsa që të ndodh një gjë e tillë do të duhej që Silva të pranonte një pagë më të ulët se ajo që aktualisht që merr te PSZH-ja, plotë 12 milion euro.

Leave a Reply