Hakan Çalhanoglu rikthehet në Bundesligë

Mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanoglu mund të rikthehet në Bundesligën gjermane.

Është ‘Tuttosport’ ajo që ka publikuar lajmin gjatë ditës së sotme, duke potencuar se turku nuk po kalon një periudhë të mirë tek “Rossonerët”, dhe se preferon rikthimin në Gjermani.

Dy klubet gjermane, RB Leipzig dhe Ajntraht Frankfurt raportohet se janë dy skuadrat e interesuara për Çalhanoglu, i cili Milanit iu bashkua verën e vitit të kaluar nga rradhët e Bajer Leverkusenit.

Ai me Milanin ka zhvilluar 56 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola, ndërsa rikujtojmë se përveç me Leverkusenin në Gjermani, ai kishte luajtur edhe me Hamburgun dhe Karlsruhen, te e cila skuadër kishte nisur karrierën.

Leave a Reply