Junajtedi fiton Juven vetëm në 5 minutat e fundit të takimit (VIDEO)

Derbi i mbrëmjes në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve midis Juventusit dhe Mançester Junajtedit u takoi këtyre të fundit, të cilët edhe se nuk ishin kundërshtarë më i mirë në fushë, në fund iu gëzuan fitores, edhe atë falë autogolit të Aleks Sandro, njofton ‘infOSport.mk’.

Juventusi kishte më shumë nga loja, ndërsa gjithçka erdhi në vendin e duhur në minutën e 65-të, kur Ronaldo shënoi një super gol për avantazhin e ‘bardhezinjëve’, të cilët ndeshjen e humbën vetëm në 5 minutat e fundit të takimit, kur Huan Mata fillimisht në minutën e 86-të shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, teksa në minutën e 90-të një autogol i Aleks Sandros i dha fitoren skuadrës angleze, e cila fare në fund përmes Rashford mund të shënonin edhe goliln e tretë pas një kundërzbritje të shpejtë.

Juventusi edhe përkundër kësaj disfate mbetet në pozitën e parë me 9 pikë, teksa Junajtedi me 7 pikë renditet në pozitën e dytë.

Në ndeshjen e dytë të grupit ‘H’, Valencia me rezultatin 3:1 mundi Jang Bojsin, duke mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë.

Leave a Reply