Jusuf: Ndaj Bellasicës për një rezultat pozitiv pa gol të pranuar

Sileksi këtë edicion nuk po mund ta rigjejë veten. Ish kampionët e vendit në 13 xhirot e para në kampionat kanë tubuar vetëm 11 pikë, duke u renditur vetëm në pozitën e fundit, ndërsa në anën tjetër falë dy fitoreve ndaj Skopjes, arritën që të sigurojnë një vend për të çerekfinale të Kupës, aty ku sot i pret përballja e parë me Bellasicën.

‘Në këtë ndeshje do të futemi si në të gjitha ndeshjet e tjera, pra për të fituar, edhe pse prioritet kemi ndeshjet në kampionat. Mirëpo kjo nuk do të thotë që do të dorëzohemi që para kohe ndaj Bellasicës, të cilin kundërshtarë e respektojmë, mirëpo që njëkohësisht shpresojmë të nxjerrim një rezultat pozitiv pa gol të pranuar. Është kjo shumë me rëndësi, pasi është ndeshja e parë, ashtu që kemi edhe ndeshjen e kthimit në Strumicë’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’ mesfushori ofenziv i Sileksit, Alpaj Jusuf.

Pikërisht ndaj skuadrës së dytë nga Strumica, Akademia Pandev, skuadra e Sileksit do të zhvillojë edhe ndeshjen e rradhës kampionale, ku shpresojnë në një rezultat pozitiv, me qëllim për ti ikur pozitës së fundit në renditje.

Leave a Reply