Në Çair do të ketë spektakël për derbin dhe lamtumirën e legjendës Suat Zendeli

E shtuna pritet të dhurojë spektakël në Çair, kjo jo vetëm për derbin e kryeqytetit që do të luhet ndërmjet Shkupit dhe Vardarit, por kësaj radhe ka edhe një arsye tjetër që festa të jetë më madhështore. Është pikërisht dita e fundit e lamtumirës nga futbolli i luajtur për legjendën e klubit bardheblu si dhe futbollin vendor, Suat Zendeli, me këtë të fundit që disa javë më parë paralajmroi tërheqjen, ndërsa pikërisht në ndeshjen me Vardarin do të përshëndetet me tifozët.

Sigurisht për ndeshjet kundër Vardarit që janë luajtur në Çair, gjithmonë tifozët “Shvercerat” janë organizuar në mënyrë më të mirë të mundshme, duke dhuruar spektakël në tribunë me kereografi të ndryshme, ndërsa edhe të shtunën pritet të bëhet ajo më e interesantja dhe njëherit ti bëhet lamtumira më e mirë legjendës së tyre Suat Zendeli.

Takimi Shkupi-Vardari luhet të shtunën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 13:00./InfOSport.mk

A jeni GATI për ta kënduar të gjithë në kor përsëri!? #BESABESË #SHKUPI #SHVERCERAT #JEMINJË #KOHAPËRTUBASHKUAR #FORZASHKUPI

Публикувахте от F.C.Shkupi в Сряда, 7 ноември 2018 г.

Leave a Reply