LPFM, Shkupi mund Vardarin, fitojnë edhe Shkëndija dhe Renova

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 14-të në elitën e futbollit vendor, ku tre skuadrat shqiptare kanë arritur që të marrin fitore shumë të rëndësishme, njofton ‘infOSport.mk’. FC Shkupi në derbin e përjetshëm falë golit të shënuar nga ana e brazilianit Serzhinjo në minutën e 57-të mundën Vardarin me rezultatin 1:0, ndërsa fitores së rradhës iu gëzua edhe Shkëndija, që në ‘Telekom Arena’ me rezultatin 2:1 mundi Rabotniçkin në derbin e kësaj jave.

Me po të njëjtin rezultat Renova në Tetovë morri një fitore shumë të madhe ndaj Pobedës, ndërkohë pas një kohe të gjatë fitores iu gëzua edhe Sileksi, që në Kratovë mundi Akademia Pandevin, transmeton ‘infOSport.mk’.

Fitoren më të thellë të kësaj jave e regjistroi Makedonija Gj.P, që midis Strumicës mundi Bellasicën me rezultatin 1:4.

LPFM, Java XIV
Bellasica 1 – 4 Makedonija GJ.P
Rabotniçki 1 – 2 Shkëndija
Renova 2 – 1 Pobeda
Shkupi 1 – 0 Vardari
Sileksi 1 – 0 A. Pandev

Leave a Reply