Xheko shpëton Romën nga disfata përballë Sampdorias (VIDEO)

Futbollisti i cili lidhet me një transferim të mundshëm te Çelzi në Premierligën angleze, Edin Xheko ka dalë të jetë shpëtimtarë i Romës në ndeshjen e javës së 21-të në “Serie A” në transfertën përballë Sampdorias, njofton “infOSport.mk”.

Boshnjaku Xheko shënoi golin e barazimit në minutën e parë shtesë të takimit, duke i siguruar në këtë mënyrë barazimin 1:1 “Ujkeshës Romake”.

Ndryshe golin e avantazhit për Sampdorian e realizoi Kualjarella në minutat shtesë të pjesës së parë, kur ishte i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë barazim Roma vazhdon të qëndrojë në pozitën e 5-të me 41 pikë, ndërkohë Sampdoria mbetet në pozitën e 6-të me 34 pikë.

Leave a Reply