Shqipëria dështon ndaj Skocisë (VIDEO)

Shqipëria ka pësuar disfatë 0:2 në ndeshjen ndaj Skocisë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke bërë që të humb pozitën e parë në grupin e parë të Ligës “C”, njofton “infOSport.mk”.

Shqipëria disa herë është munduar të dalë para për të rrezikuar, por Balaj dhe Memushaj kanë humbur disa rastë të pastra, duke mos arritur të shënojnë.

Në anën tjetër Najsmit doli të jetë heroi i skocezëve, duke shënuar që të dy golat, edhe atë që të dy me kokë.
Sulmuesi i Harts golin e parë e realizoi vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë, kur kishte edhe ndihmën e Berat Xhimshitit, që shtyu topin në rrjetën e Strakoshës, ndërsa golin e dytë personal 31-vjeçari e realizoi në minutën e 68-të kur gjeti rrjetën e zbrazët pas daljes së portierit Strakosha.

Me këtë humbje, Shqipëria kalon në vendin e dytë në grupin e parë, me 3 pikë në dy ndeshje, duke i lënë vendin e parë Skocisë, që ka të njëjtin numër pikësh nga vetëm një ndeshje.

Ndeshjen e radhës, “kuqezinjtë” e Kristian Panuçit do ta zhvillojnë me 10 tetor ndaj Jordanisë në miqësore, ndërsa vetëm 4 ditë më vonë udhëton drejt Izraelit, për të zhvilluar ndeshjen e kthimit, pas asaj fitore minimale 3 ditë më parë në Elbasan Arena.

Leave a Reply