Tre futbollistë për shkak lëndimeve largohen nga Kombëtarja shqiptare

Tre futbollistë të Kombëtares shqiptare janë larguar nga skuadra për shkak dëmtimeve të marra në ndeshjen e fundit ndaj Skocisë. Bëhet fjalë për Emanuele Ndoj, Egzon Binakun dhe Berat Gjimshitin.

Që të tre këta tashmë janë kthyer te skuadrat e tyre, ndërsa një gjë të tillë konfirmoi edhe vetë Federata e Futbollit shqiptarë.

Ata menjëherë pas ndeshjes me Skocinë u larguan nga grumbullimi, dhe nuk do të jenë të pranishëm për takimin kundër Uellsit.

Binaku dhe Gjimshiti luajtën titullarë në takimin kundër Skocisë, ndërsa Ndoj nuk u aktivizua nga ana e trajnerit Kristian Panuçi.

Rikujtojmë Shqipëria në atë ndeshje të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ u mund nga Skocia me rezultatin 0:4.

Leave a Reply