Mavraj: Nesër do luajmë edhe për trajnerin Panuçi

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka dalë para mediave në prag të takimit ndaj Uellsit, duke u shprehur se pavarësisht rezultateve ekipi është në mbështetje të trajnerit. Madje, ai shton se nesër do të luhet edhe për trajnerin.

Është shumë e vështir të gjesh ça mungon, është rasti të analizojmë gjërat, kemi mundësi tjetër të kualifikohemi, shqiptarët kanë treguar që në kohë të vështira janë treguar te fortë.

Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri, të marrësh gjithë përgjegjësitë. Në futboll tregohet në fushë, unë kam thënë gjithmonë që trajneri e ka mbështetjen tonë, jemi me të. Ndoshta, nesër do të luajmë edhe për trajnerin tonë. Përkrahjen tonë e ka.

Kur dalim në fushë nuk është se nuk e përkrahim trajnerin, nuk luajmë as kundër e as për inat, as nuk gabojmë. Këto janë gjëra që janë pjesë e futbollit dhe nuk ka lidhje pse trajneri u largua, erdhi, ngeli. Ne mundohemi, nuk është se nuk mundohemi, ajo që ndodhi ishte ndoshta nga mbingarkimi, kishim dëshirë të madhe për të fituar, nuk mendoj se kemi luajtur kundër trajnerit apo nuk kemi bërë çfarë ka thënë trajneri

Mënyra e lojës ka ndryshuar komplet, siç kemi luajtur është nata me ditën. Nuk ka më mirë apo më keq, nuk na takon të vlerësojmë, kemi bërë ndryshim, kemi qarkulluar më shumë topin. Ka hapësira për kundërshtarin, jemi duke u fokusuar në një repart por është mënyra e lojës që ka ndryshuar. Kur bën presing, krijon hapësira dhe nuk na ndodh vetëm ne”, u shpreh Mavraj.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply