Liga e Kombeve, njihuni me kombëtaret që kalojnë tutje si dhe kush shkon tutje dhe kush bie një ligë më poshtë

Kompeticioni më i ri i UEFA-s, Liga e Kombeve, është para përfundimit të garave në fazën e grupeve dhe tashmë dihet fati i  shumicës së kombëtareve në këtë garë, cila prej tyre do të ngjitet një ligë më lartë, e cilat do të përfundojnë një më poshtë, ndërsa gjithashtu tashmë janë mësuar shumica e kombëtareve që do të luajnë në ndeshjet gjysmëfinale, shkruan ‘infOSport.mk’.

Kështu nga Liga A, tre kombëtaret që kanë siguruar ndeshjet e ‘Play-off’ janë

Portugalia, Anglia dhe Zvicra, që sonte në duelin direkt ndaj Belgjikës, turpëroi këta të fundit, duke i mundur me rezultatin 5:2.

Në Ligën B, kombëtaret që kanë siguruar një vend për në ndeshjet e ‘Play-off’ janë Bosnje e Hercegovina, Ukraina dhe Danimarka, kombëtare këta që gjithashtu edicionin e ardhshëm do të garojnë një ligë më lartë, në atë A.

Ndërkohë kombëtaret që deri më tani kanë humbur statusin e skuadrave nga liga më e fortë, janë Kroacia, Gjermania, Islanda dhe Polonia, që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën B.

Përfaqësuesja e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës kanë mundësinë gjithashtu të ngjiten një ligë më lartë, mirëpo vetëm nëse në ndeshjet e tyre të fundit shënojnë fitore ndaj Gjibraltarit, gjegjësisht Azerbajxhanit, duke ruajtur në këtë mënyrë pozitat e tyre të para, në të cilën ndodhen në grupet e tyre.

Kështu, edhe Maqedonia, edhe Kosova sezonin e ri të Ligës së Kombeve do të luanin në Ligën ‘C’, ku tashmë një vend kanë siguruar Bjellorusia dhe Gjeorgjia, si dy skuadrat që kanë siguruar pozitat e para në grupet e tyre në kuadër të Ligës D, njofton ‘infOSport.mk’.

Sa i përket Kombëtares së Shqipërisë, ata edhe edicionin e rradhës do të garojnë në Ligën ‘C’, pavarësisht faktit se përfunduan garat e sivjetshme në pozitën e fundit në grupin e tyre në konkurrencë me Skocinë dhe Izraelin.

Kjo për faktin se nga Liga ‘C’, tri kombëtaret që kanë përfunduar në pozitën e fundit  në grupet me nga katër skuadra dhe ekipi i tretë më i dobët, kur hiqen pikët e fituara në duelet me ekipet e katërta, që i bie se Qipro 4 pikë nga gjithsej 5 që ka tubuar në grupin 3, i ka fituar në ndeshjet ndaj Slovenisë, që kishte përfunduar e fundit në këtë grup.

Ndeshjet e xhiros së fundit të Ligës së Kombeve zhvillohen gjatë ditëve në vijim, ndërsa shorti për fazën e ndeshjeve të ‘Play-offit’ dhe finalet e kësaj gare do të mbahet me datë  3 dhjetor në Dublin.

Kombëtaret që janë ngjitur një ligë më lartë dhe ato që kanë rënë një më poshtë
Ngritje një ligë më lartë: Bjellorusia (D→C), Bosnja dhe Hercegovina (B→A), Danimarka (B→A), Finlanda (C→B), Gjeorgjia (D→C), Ukraina (B→A)
Rënie një ligë më të ulët: Kroacia (A→B), Estonia (C→D), Gjermania (A→B), Islanda (A→B), Lituania (C→D), Irlanda e Veriut (B→C), Polonia (A→B), Irlanda (B→C), Sllovenia (C→D), Turqia (B→C)

Leave a Reply