Bellasica fiton duelin ndaj Makedonija Gj.P

Bellasica ka dalë fitues në përballjan ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, dy skuadra këto që këtë vit siguruan një vend për në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e zhvilluar në lagjen e Gjorçe Petrovit, Bellasica shënoi fitore me rezultatin 2:1, falë “dopietës” së shënuar nga Pepi Gjorgiev në pjesën e dytë, teksa golin e vetëm dhe të epërsisë gjatë pjesës së parë për Makedonija Gjorçe Petrovin, e realizoi Filip Stojanovski.

Për të dyja skuadrat ishin këto përballjet e para miqësore në prag të sezonit të ri, teksa skuadrën shkupjane të Makedonija Gjorçe Petrovit me 4 korrik në Ohër e pret një përballje tjetër, ajo kundër Partizanit nga Tirana.

Leave a Reply