River Plate-Boca Juniors luhet jashta Argjentinës

Finalja e dytë e “Kopa Libertadores” ndërmjet River Plates dhe Boka Juniorsit do të luhet jashtë shtetit argjentinas. Ky vendim është sjellë sot nga Federata e futbollit të Amerikës së Jugut, duke përcaktuar se dueli mes dy rivalëve të mëdhenjë të luhet me 8 ose 9 dhjetor jashtë Argjentinës. Pas ndeshjes së parë finale që u mbyll me barazim 2:2 dhe revanshi që duhej të luhej të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Monumental”u shty për shkak se tifozët e River Plates sulmuan autobusin e Boka Juniorsit, nga i cili incident mbetën të lënduar disa futbollist mysafir.

Gjithashtu KONMEBOL ka hapur edhe një hetim për incidentet që ndodhen jashtë stadiumit “Monumental”, ndërsa mediat argjentinase paralajmrojnë se River Plate mund ta humbë ndeshjen në tavolinë.

Leave a Reply