LK – 45 minutat e para, gola vetëm në Gjermani

Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjeve të raundit të 5-të në kuadër të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve, ku sonte në program janë ndeshjet nga grupet E, F, G dhe H, njofton ‘infOSport.mk’.

Dy ndeshjet më interesante të mbrëmjes, Roma – Real Madrid dhe Lion – Mançester Siti, nuk prodhuan gola, njëjtë sikurse ajo edhe në Torino midis Juventusit dhe Valencias dhe në ‘Old Traford’ midis Mançester Junajtedit dhe Jang Bojsit, teksa gola u shënuan vetëm në ndeshjet që po zhvillohen në Gjermani.

Bajerni i Munihut në ‘Alianc Arena’ falë dopietës së Arjen Roben (13’, 30’) dhe një goli tjetër të shënuar nga Robert Levandovski (36’), po avanson me rezultatin 3:0 ndaj Benfikës, teksa Hofenhajmi dhe Shkahtar Donjetsku po prodhojnë ‘Rajn Nekar Arena’, duke barazuar me shifrat 2:2.

AS Roma 0 – 0 Real Madrid
Bayern 3 – 0 Benfica
Hoffenheim 2 – 2 Shakhtar
Juventus 0 – 0 Valencia
Lyon 0 – 0 Manchester City
Manchester Utd 0 – 0 Young Boys

Leave a Reply