Juve me këtë formacion të frikshëm do të tentojë Ligën e Kampionëve

Juventus ishte njëra nga skuadrat më aktive në merkaton që lam pas, duke siguruar disa goditje të mëdha. “Biankonerët” këtë verë transferuan Artur Melon nga Barcelona, Dejan Kulushevskin nga Parma, McKennie nga Shalke, Alvaro Moratan nga Atletiko Madridi dhe transferimin më të madh për këtë vit, Federiko Kiezan nga Fiorentina.

Këtë të fundit Juventusi e huazoi me obligim blerjeje pas dy viteve. Në vitin e parë “bardhezinjtë” Fiorentinës do ti paguajnë 3 milionë euro, në të dytin 7 milionë euro, ndërsa për blerjen e tij përfundimtare do të duhet të paguajnë plotë 40 milionë euro.

Transferimi i përgjithshëm mund të kap vlerën totale prej 60 milionë eurove duke përfshirë edhe bonuset.

Pirlo ka në dispozicion futbollistë të shkëlqyeshëm dhe nuk ka dyshim se “Zonja e Vjetër” ka krijuar një skuadër të frikshme këtë sezon, e ku sërish si synim kryesor do të kenë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Formacioni i mundshëm i Juventusit me transferimin e Kiezas:

Në portë mbetet Shçezni.

Në vijën e fundit Juventus do të luajë me tre mbrojtës; Danilo, Bonuçi dhe Kielini.

Në mesfushë do të rreshtohen Kuadrado, Artur, Bentankur  dhe Kieza.

Kulushevski me origjinë nga Maqedonia e Veriut do të luaj menjëherë pas dyshes sulmuese, Dybala – Ronaldo.

Leave a Reply