Gjesti i Ozil për të cilin po flasin që të gjithë!

Mesfushori gjerman ka vendosur të ndihmojë me pagë ‘maskotën’ e famshme të Arsenalit, i cili pas një kohe të gjatë ka humbur punën te skuadra londineze.

Arsenal ka vendosur të largojë shumë persona nga puna, duke i cilësuar si të tepërt, pas krizës së shkaktuar nga “Covid-19”.

Por, është Ozil që ka marrë në dorë fazën e Jerry Quy, ‘maskotës’ së njohur të klubit, duke i paguar pagë derisa turku me pasaportë gjermane të jetë pjesë e Arsenal.

“Unë isha aq i trishtuar që Jerry Quy ‘maskota’ jonë e famshme e besnike e ‘Topçinjëve’ dhe pjesë integrale e klubit tonë u bë i tepërt pas 27 vitesh. Kështu, unë kam vendosur të rimbursojë pagën e plotë për djalin tonë të madhe të gjelbër për sa kohë do të jem lojtar i Arsenalit” – ka thënë Ozil, i cili edhe njëherë tjetër tregoi zemrën e tij të madhe humane.

Leave a Reply