Katari favorit për të organizuar super përballjen, River Plejt-Boka Xhuniors

‘Khalifa International Stadium’ në kryeqendrën e Katarit – Doha, është favorit për të pritur ndeshjen e kthimit midis dy skuadrave gjigande argjentinase, River Plejt dhe Boka Xhuniors në kuadër të finales së madhe të Copa Libertadores, njofton ‘The Sun’, përcjellë ‘infOSport.mk’.

Sipas këtij burimi ndeshja do të zhvillohet me 9 dhjetor në stadiumin që ka një kapacitet prej 40 000 ulëse dhe që ndodhet plotë 13306 kilometra larg kryeqytetit argjentinas, Buenos Ajres.

Ky është stadiumi i parë i përfunduar dhe i cili do të mirëpret ndeshjet e Botërorit të vitit 2022, që do të zhvillohet në Katar.

Pritet që sot CONMEBOL edhe zyrtarisht të njoftoj datën dhe vendin ku do të zhvillohet ndeshja midis River Plejt dhe Boka Xhuniors.

Siç dihet e ndeshja në fjalë duheshe të zhvillohet me datë 24 nëntor, mirëpo për shkak sulmit të autobusit të ekipit mysafir, në këtë rast Boka Xhuniors, ndeshja u shtye për një ditë, që më pas të shtyhet për një koha të pacaktuar.

Në ndërkohë nga tabori i Boka Xhuniors insistojnë që fitorja të ju takojë atyre në tavolinë, pas gjithë atyre ndodhive në atë ditë të 24 nëntorit, kur të lënduar kishin mbetur edhe dy futbollistë të tyre.

Leave a Reply