Junajtedi fiton dhe përfiton me rikthimin e Pogbas dhe Ibras (VIDEO)

Mançester Junajtedi ka fituar me lehtësi Njukasëll Junajtedin, skuadër kjo e cila për një çast shtangu të pranishmit në Olld Traford, kur në minutën e 14-të avansuan me golin e shënuar nga Gajle.

Gjithsesi reagimi i “Djajve të Kuq” nuk vonoi shumë, pasi ata arritën që të përmbysin gjithçka që në pjesën e parë falë golave të shënuar nga Martial (37’) dhe Smoulling (45+).

Gjatë pjesës së dytë, rikthimin e tij në fushë Pogba e kurorëzoi me gol, të cilin e realizoi në minutën e 54-të, teksa golin e fundit për të besuarit e trajnerit Hoze Murinjo e realizuan në minutën e 70-të me anë të sulmuesit të tyre, Romelo Lukaku.

Në këtë ndeshje spikat edhe rikthimi në fushë i Zlatan Ibrahimoviç, i cili luajti për 13 minutat e fundit, mirëpo duke mos arritur që të shënojë. Megjithatë kjo ka pak rëndësi, pasi me rëndësi është rikthimi i tij dhe i francezit Pogba, me të cilët “Djajtë e Kuq” do të jenë më të fuqishëm në vazhdim të kampionatit.

Falë kësaj fitore Junajtedi arrinë në kuotën e 26 pikëve, 8 më pak se liderët aktual të Mançester Sitit, që sot gjatë ditës mundën Lester Sitin në transfertë.

Fitoreve gjithashtu iu gëzuan edhe Liverpulli dhe Çelzi, por edhe Arsenali që në derbin londinez ngadhnjeu ndaj Totenhamit.

Premierliga, Java XII

Arsenal 2 – 0 Tottenham
Bournemouth 4 – 0 Huddersfield
Burnley 2 – 0 Swansea
Crystal Palace 2 – 2 Everton
Leicester 0 – 2 Manchester City
Liverpool 3 – 0 Southampton
WBA 0 – 4 Chelsea
Manchester Utd 4 – 1 Newcastle

Leave a Reply