Jasir Asani, shpëton Partizanin në Durrës përballë Teutës (VIDEO)

Sfida e zhvilluar në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën shqiptare ndërmjet Teutës dhe Partizanit është mbyllur pa fitues, me të dyja ekipet që u ndanë me barazim 1:1. Pikërisht “shpëtimtari” i mysfirëve nga kryeqyteti i Shqipërisë ishte futbollisti nga Shkupi, Jasir Asani, i cili barazoi shifrat e takimit në 1:1 me një supergol pas një kundërsulmi të bukur dhe finalizim spektakolar në minutën e 69-tën, pasi minutën e 8-të të pjesës së parë për Teutën kishte shënuar Gashi.

Partizani i Jasir Asanit edhe përkrah barazimit, vijon kryesimin në Superligën shqiptare me 35 pikë, 5 më shumë se ndjekësit e tyre Skenderbeu dhe Kukësi në vendin e tretë./InfOSport.mk

🇦🇱⚽️Futbollisti nga Shkupi Jasir Asani i jep pikë Partizanit në transfertën ndaj Teutës

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 8 декември 2018 г.

 

Leave a Reply