KB Shkupi nuk po gjen rrugën e suksesit, mposhtet nga Rabotniçki

KB Shkupi nuk është në rrugën e duhur këtë sezon, kriza dita ditës vazhdon të thellohet edhe më shumë, me klubin “bardhekaltër” që nuk po arrin të ngrit kokën nga disfatat e njëpasnjëshme në kampionatin vendor të basketbollit.

Së fundmi skuadra nga Çairi është mposhtur nga Rabotniçki me shifra të thella 96:58. Rabotniçkin dominoi takimin, me Efemov që ishte më i miri mbi parket me 20 pikë të realizuara, ndërsa te Shkupi u dallua Bilbija me 16 pikë.

“Romantikët” vazhdojnë kryesimin në tabelë me 15 pikë, ndërsa Shkupi mbetet e fundit me vetëm 7 pikë të tubuara deri më tani./InfOSport.mk

Leave a Reply