Vjen përforcimi i parë te FC Shkupi! (FOTO+VIDEO)

FC Shkupi pjesën e parë të sezonit 2018/2019 edhe pse me shumë oscilacione në fund e mbylli në pozitën e 5-të. Kjo ka shtuar ambiciet e drejtuesve të klubit nga Çairi, të cilët intensivisht po punojnë në afrimin e futbollistëve të rinj.

‘infOSport.mk’ jo zyrtarisht mëson se futbollisti nga Bregu i Fildisht, Djedje Maximin Djawa, do të jetë përforcimi i parë për FC Shkupin.

Bëhet fjalë për një mesfushorë 23-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Shan Junajted në Myanmar, aty ku trajner deri në tetor të këtij viti ishte strategu maqedonas, Marjan Sekullovski.

Me këtë skuadër gjatë vitit të kaluar, Djawa ishte shpallur kampion, ndërsa po në Myanmar, ai kishte qenë pjesë edhe e skuadrës së Yadanarbon FC.

Leave a Reply