Shaqiri fundos Mançester Junajtedin (VIDEO)

Xherdan Shaqiri pa dyshim se është personazhi i ditës së sotme në futbollin europian. Futbollisti shqiptarë rezultoi të jetë deçiziv në fitoren e Liverpullit në derbi ndeshjen e javës së 16-të në Premierligë ndaj Mançester Junajtedit, duke shënuar dy golat vendimtarë, që në fund i dhuruan fitoren skuadrës së tij me rezultatin 3:1, njofton ‘infOSport.mk’.

GOOOOOOOOOOOOOOL SHAQIRI

GOOOOOOOOOOOOOOL SHAQIRISHAQIRI KALON NE EPERSI SERISH LIVERPULLIN PERBALLE MANÇESTER JUNAJTEDITLIVERPULL – MANÇESTER J. 2:1(Xherdan Shaqiri 73')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 декември 2018 г.

Shaqiri në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 70-të, ndërsa golin e parë e realizoi vetëm pas 3 minutave të kaluara në fushë, kur për herë të dytë në këtë ndeshje kaloi në epërsi Liverpullin e tij. Sadio Mane bëri gjithçka mirë nga ana e majtë, duke u futur brenda zonës dhe duke pasuar për Shaqirin, i cili me të djathtën e tij në minutën e 73-të shënoi për 2:1.

Shaqiri me golin e dyte personal, fundos Mançester Junajtedin

Shaqiri me golin e dyte personal, fundos Mançester JunajtedinLIVERPULLI – MANÇESTER J. 3:1(Xh. Shaqiri 80')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 декември 2018 г.

Mirëpo futbollisti shqiptarë nuk e kishte dhënë fjalën e fundit në këto momente, pasi ai doli në skenë edhe në minutën e 80-të, kur kësaj rradhe me të majtën e tij edhe për herë të dytë mposhti portierin De Gea, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Liverpulli 3, Maçester junajtedi 1.

Ndryshe golin e parë për Liverpullin e kishte realizuar Sadio Mane në minutën e 24-të, teksa pas një gabimi të portierit Alison, Linegard në minutën e 33-të barazoi shifrat, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me barazimin 1:1.

Megjithatë pjesa e dytë kaloi në shenjën e Xherdan Shaqirit, i cili me dy golat e tij riktheu Liverpullin e tij në krye të renditjes me 45 pikë, një më shumë se Mançester Siti, që ndodhet në pozitën e dytë, teksa Junajtedi me 26 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply