Messi shkëlqen me ‘hat-trik’ dhe dy asistime ndaj Levantes së Bardhit (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës ka demoluar Levanten e Enis Bardhit, duke iu hakmarrë me kamatë për disfatën e sezonit të kaluar, kur shkupjani me shokë i kishin shkaktuar disfatën e vetme skuadrës ‘katalunase’.

Barcelona shënoi fitore 5:0 në ndeshjen e javës së 16-të, duke u veçuar në krye të tabelës së klasifikimit me 34 pikë. Hero i ‘katalunasve’ në këtë përballje ishte Lionel Messi, realizoi ‘hat-trik’, edhe atë në një interval kohore prej 17 minutash (43 – 60’), ndërsa asistoi edhe në dy golat e tjerë të shënuar nga Luis Suarez dhe Zherard Pike.

Në këtë mënyrë Barcelona la pas vetes Seviljën dhe Atletiko Madridin, që kanë nga 31 pikë, teksa Levante tashmë renditet në pozitën e 8-të me 22 pikë.

 

Leave a Reply