Buzëqesh më në fund edhe Roma në një ndeshje të çmendur në ‘Olimpiko’ (VIDEO)

Skuadra e Romës ka shënuar fitore 3:2 ndaj Xhenoas në një ndeshje të çmendur në ‘Olimpiko’ në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të në ‘Serie A’. Në dy raste vendasit ndodheshin në disavantazh gjatë pjesës së parë, e cila në fund u mbyll me barazimin 2:2, ndërsa një gol i Brajan Kristante në minutën e 59-të i dha fitoren Romës. Dy golat e tjera për ‘romakët’ ishin pjesë e Federiko Fasio (31’) dhe Xhastin Klajvert (45’), ndërsa të saktë për mysafirët e Xhenoas ishin Piantek (17’) dhe Hilemark (33’).


GOLAT NGA NDESHJA, ROMA-XHENOA MUND TI NDIQNI KËTU.


Në fillimin e pjesës së dytë kur rezultati ishte 2:2, u anulua goli i Darko Lazoviç të Xhenoas, pas konsultimit të arbitrit Marko Di Belo me sistemin VAR.

Arbitri megjithatë nuk e pa të arsyeshme që të kërkojë ndihmën e VAR në sekondat e fundit të ndeshjes, kur kishte një rast diskutabil në zonën e rreptësisë së Romës.

Roma falë kësaj fitore, tashmë renditet në pozitën e 6-të me 24 pikë, ndërkohë Xhenoa me 16 pikë renditet në pozitën e 16-të.

Leave a Reply