Dele Alli shënon edhe golin e dytë për Anglinë, suedezët pranë eliminimit (VIDEO)

Anglia është në rrugë të mirë që të bëhet kombëtarja e tretë gjysmëfinaliste në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, pasi vetëm pak minuta më parë arriti që të realizojë edhe golin e dytë në rrjetën e Suedisë, njofton “infOSport.mk”.

Goli i dytë i anglezëve erdhi pas një aksioni të gjatë, ku në rolin kryesor ishin Linegard dhe Dele Alli, me këtë të fundit që shënoi golin e parë në kuadër të këtij Botërori.

Ndryshe për futbollistin e Totenhamit ishte ky goli i parë në këtë Botëror dhe gjithsej i tretë me fanellën e Kombëtares së Anglisë në 28 ndeshje të zhvilluara.

Rikujtojmë gjatë pjesës së parë, Meguajr (30’) me kokë, njëjtë sikurse Dele Alli kishte realizuar golin e parë për “Albionin Krenar”.

Leave a Reply