Reali vjen me një ofertë të fuqishme për Milinkoviç Saviç

Skuadra kampione e Europës, Reali i Madridit, i ka ofruar Lacios plotë 155 milion euro për shërbimet e sulmuesit serb, Sergej Milinkoviç – Saviç, njofton “Corriere dello Sport”, përcjellë “infOSport.mk”.

Sipas të njëjtit burim menaxheri i Milinkoviç Saviç, ish sulmuesi Mateja Kexhman, është takuar me presidentin “lacial”, Klaudio Lotito, për t’ia kumtuar ofertën.

23-vjeçari Saviç ka bërë një sezon të shkëlqyeshëm me Lacion në “Serie A”, duke realizuar 12 gola në 35 ndeshje.

Ai luajti me Serbinë në Botërorin e Rusisë, mirëpo duke mos lënë ndonjë përshtypje të mirë, pasi në tre ndeshje nuk arriti që të shënojë asnjë gol.

Leave a Reply