Një gabim fillestarë dhe sistemi VAR bënë që Lacio të humbas në Bergamo (VIDEO)

Skuadra e Lacios ka pësuar disfatë minimale 1:0 në udhëtimin ndaj Atalantas,në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të në ‘Serie A’.

‘Shqiponjat e zeza’ nuk kishin fare fat në këtë ndeshje, pasi pranuan gol vetëm pas 57 sekondave lojë, teksa në kohën shtesë sistemi VAR u anuloi atyre një gol të shënuar nga ana e Açerbit.

Në anën tjetër Atalanta e Etrit Berishës, bëri një lojë të mirë, duke dalë fitues përballë ekipit të Strakoshës, i cili u mposht nga ana e Duvan Zapatas.

Falë kësaj fitore Atalanta zë vendin e 6-të me 24 pikë, një më pak se kundërshtari i tyre i sontëm, që mbetet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply