Liverpulli vazhdon pa gabime në Premierligë (VIDEO)

Liverpulli ka vazhduar pa gabime në Premierligë, duke regjistruar edhe fitoren e rradhës. Djemtë e Jurgen Klop sonte në ndeshjen e parë të javës së 18-të mundi Vulverhemptonin si mysafir me rezultatin 2:0, duke regjistruar në këtë mënyrë fitoren e 7-të rradhazi.

Takimi nuk nisi mirë për mysafirët nga ‘Enfilld Roud’, të cilët hasën në një presion fillestarë nga ana e futbollistëve vendas, mirëpo që zgajti vetëm në çerekun e parë të lojës, që më pas Liverpulli në tërësi të kontrollojë lojën dhe me golat e Mohamed Sallah (18’) dhe Virxhil Van Dijk (69’) të arrijë deri tek fitorja e 15-të sezonale.

Falë kësaj fitore Liverpulli ka 48 pikë, 4 më shumë se Mançester Siti i vendit të dytë, që ndeshjen e javës së 18-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër Kristal Pallasit në ‘Etihad Stadium’.

Leave a Reply