Benatia rikthehet në Bundesligë!

Medhi Benatia me shumë gjasa do të largohet nga rradhët e Juventusit. Janë mediat italiane, ato që shkruajnë për largimin e mundshëm të mbrojtësit maroken nga rradhët e ‘biankonerëve’, pjesë e të cilëve është nga vera e vitit 2017-të.

Borusia Dortmund dhe Shalke 04, janë dy klubet e Bundesligës që synojnë ta blejnë lojtarin e kampionëve në fuqi të Italisë. Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej skuadrave do të arrijë të transferojë atë në rradhët e veta, ndërsa nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë marokeni 31-vjeçar do të rikthehej pas dy viteve të luaj në Gjermani, aty ku nga viti 2014 deri në vitin 2016 ishte pjesë e Bajernit të Munihut.

Leave a Reply