Ramzi dhe Juventusi bëhen bashkë në qershor

Mesfushori i Arsenalit, Aron Ramzi sezonin e ardhshëm futbollistik do të luaj me fanellën e Juventusit. 27-vjeçari me ‘topçinjtë’ ka kontratë deri në fund të sezonit aktual, ndërsa pasi të njëjtën nuk kishte vazhduar, ai në Torino gjatë qershorit do të transferohet me parametra zero.

Të dyja palët tashmë kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës Ramzi me kampionët në fuqi të Italisë do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me një pagë vjetore prej 8 milionë euro.

Më parë, Juventusi me parametro zero transferoi edhe mesfushorin e Liverpulit, Emre Xhan. Ramzi është një nga futbollistët më të spikatur në Angli, por edhe te “Topçinjtë”, dhe jo më kot Juventusi ka menduar që ta afrojë në gjirin e vet duke qenë se ka eksperiencë edhe në Kupat e  Europës, ku Juve me siguri se tashmë çdo vit do të kërkojë të bëjë për vete edhe trofeun e Ligës së Kampionëve, që tashmë i mungon plotë 22 vite.

Leave a Reply