10 transferimet e mëdha që pritet të realizohen në janar!

Eden Hazard te Reali, Isko te Çelzi, Ivan Perishiç te Mançester Junajtedi, Fabregas te Milani, Higuain te Çelzi? Janë këto thashethemet e janarit, që ndonjëra prej tyre mund të bëhet edhe realitet…

Merkatoja e janarit shumë herë dinë të sjellë shumë befasi. Duke filluar nga sot, skuadrat në Angli, Gjermani, Francë dhe Kinë mund të realizojnë transferimet e planifikuara, me Eden Hazard, i cili është emri më i veçuar dhe që rreth të ardhmes së tij, mediat pritet të shkruajnë thuajse çdo ditë, edhe pse Çelzi nuk e ka ndërmend të heq dorë aq lehtë nga ylli belg, njofton ‘infOSport.mk’.

Emri i Eden Hazard lidhet me një kalim të mundshëm te Reali i Madridit, nga e cila skuadër në drejtim të kundërt do të shkonte, Isko Alarkon, i cili nuk është në raporte të mira, si me trajnerin madrilen, Solari, por gjithashtu edhe me tifozët e skuadrës së Realit.

Kroati Ivan Perishiç ka kohë që po e mendon largimin nga Interi, ndërsa situatën rreth këtij super futbollisti me shumë vëmendje po e ndjek skuadra e njohur angleze e Mançester Junajtedit, që tashmë një kohë të gjatë dëshiron ta transferojë atë në ‘Olld Traford’.

Kristian Pulishiç i Borusia Dortmundit është shumë afër marrëveshjes me Çelzin, edhe pse për shërbimet e tij ende interesohet edhe Liverpulli.

Jaja Ture pas aventurës jo të mirë te ish skuadra e tij, Olimpijakos në Greqi, pritet të rikthehet sërish në Premeirligë. Emri i tij lidhet me një transferim të mundshëm te Kristal Pallas ose Uest Hami, teksa Aron Ramzi si duket po kalon muajt e fundit te Arsenali, pasi nga qershori do ti bashkohet Juventusit.

Çelzi është në kërkim të një sulmuesi, andaj ‘blutë’ nga Londra duan ta transferojnë Kallum Uilsonin e Burnmaut, gjithnjë nëse dështojnë ta transferojnë argjentinasin e Milanit, Gonzalo Higuainin.

Cesk Fabregas po e kërkon largimin nga Çelzi, pasi tashmë një kohë bukur të mirë ka humbur statusin e titullarit. Milani është skuadra që po e vëzhgon një kohë më të gjatë mesfushorin spanjoll, për shërbimet e të cilit së fundmi në garë është futur edhe gjigandi turk, Fenerbahçe, transmeton ‘infOSport.mk’.

Një ksuadrë tjetër që dëshiron të bëjë disa transferime gjatë merkatos së janarit, është edhe Kardifi, skuadër kjo që këtë vit u ngjit në mesin e më të mirëve në Angli, aty ku dëshiron që të luaj edhe sezonin e ardhshëm. Ata kanë piketuar sulmuesin argjentinas të Nant, Emiliano Sala, i cili këtë edicion në ‘Ligue 1’ në 16 ndeshje ka realizuar 12 gola.

Leave a Reply