ZYRTARE, Fiorentina transferoi kolumbianin që e dëshironte Milani

Skuadra nga Toskana në rradhët e veta ka arritur që të transferojë kolumbianin e Seviljës, Luis Muriel…

Transferimi i parë në ‘Serie A’ për vitin 2019-të është vepër e Fiorentinë, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra nga Toskana në rradhët e veta ka arritur që të transferojë kolumbianin e Seviljës, Luis Muriel.

Ish futbollisti i Udinezes, Leçes dhe Sampdorias, në ‘Artemio Franki’ do të luaj në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa të mërkurën pasi ti kalojë kontrollet mjekësore, ai do të firmos marrëveshjen e arritur me Fiorentinën.

Në këtë marrëveshje gjithashtu ekziston edhe një klauzolë, sipas së cilës, Fiorentina mund të blejë kartonin e Muriel, në rast se do të paguante 13 milion euro.

Rikujtojmë për shërbimet e Muriel, interes kishte shfaqur edhe Milani, që tashmë me siguri se vëmendjen do ta përqëndrojë te ndonjë sulmues tjetër.

Leave a Reply