Zhuta ia liron vendin Besir Demirit te Rijeka

Leonard Zhuta u largua nga Rijeka, duke firmosur me turqit e Konjasporit, ndërsa për të zëvendësuar atë te Rijeka nuk mund të ketë opsion më të mirë se një shqiptar tjetër si Besir Demiri. Pikërisht për të njejtën “InfOSport.mk”, zbulon se Rijeka është interesuar për t’i fituar shërbimet e Demirit që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë te Mariupoli i Ukrainës, por këta të fundit si duket kanë ngecur në negociata dhe nuk po japin dritën jeshile për të liruar shkupjanin nga skuadra me të cilin kanë kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Arsyeja është një dhe dihet, pasi edhe vet ukrainasit dëshirojnë të përfitojnë nga një transferim i mundshëm i Demirit, pasi nga ajo që arrin të mësoj “InfOSport.mk” për shqiptarin interesim kanë shfaqur edhe dy ekipe nga Superliga e Turqisë, por deri tani asgjë nuk ka lëvizur. Reprezentuesi i Shqipërisë për momentin ndodhet në Shkup për pushime, ndërsa edhe vet dëshira e lojtarit është që të luajë në ndonjë prej klubeve të forta dhe Rijeka do ishte ideale për të që të vazhdojë karrierën, duke pasur parasysh se kroatët janë top klub në elitën kroate por edhe në vazhdimsi janë pjesë e grupeve të Liga Evropës. /InfOSport.mk

Leave a Reply