Orhan Abdi, emërohet ndihmës trajner te Rabotniçki

Në mungesë të futbollistëve shqiptarë këtë sezon, Rabotniçki në radhët e veta ka marrë një shqiptarë tjetër, por jo futbollist. Është Orhan Abdi që është emëruar ndihmës trajner te “romantikët”.

Abdi ka firmosur kontratë për 6 muajt e ardhshëm me Rabotniçkin, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Shqiptari përveç që do të bëj punën e ndihmës trajnerit te skuadra nga “Parku i Qytetit”, ai do të jetë edhe analist i ndeshjeve.

Orhan Abdi në të kaluarën ka qenë ndihmës trajner edhe te FC Shkupi dhe është njohës i mirë i futbollit./InfOSport.mk

Leave a Reply