Konjaspor prezanton Leonard Zhutën

Leonard Zhuta përfundimisht është larguar nga Rijeka, duke vazhduar kështu karrierën në Superligën e Turqisë te skuadra e Konjasporit. Zhuta ka firmosur kontratë 2 vjeçare me skuadrën turke, ndërsa te Konjaspori do ta bartë fanellën me numër 23.

Futbollisti nga Maqedonia pas firmës së kontratës është prezantuar nga ana e drejtuesve të klubit para mediave. Zhuta te Konjaspori do të luaj së bashku me një tjetër futbollist nga Maqedonia, Adis Jahoviqin.

Leave a Reply