FC Shkupi prezanton përforcimin e parë, në të kaluarën ishte pjesë edhe e PSZH-së

Atë që e paralajmëroi ‘infOSport.mk’ gjatë ditës së djeshme, sot u bë realitet. FC Shkupi në grumbullimin e parë në prag të sezonit pranveror bëri edhe prezantimin e portierit Enes Azizi, i cili vjen te ekipi bardhekaltër pas pensionimit nga futbolli aktiv i Suat Zendelit.

Skuadra nga Çairi, kishte zbrazëtirë në këtë pozicion, andaj Azizi është një zgjedhje e duhur për portën e FC Shkupit, i cili vjen nga kampionati zviceran, më konkretisht nga ekipi i Bavois.

Azizi që ka dy nënshtetësi, atë të Zvicrës dhe Maqedonisë në karrieriën e tij ka luajtur në shumë skuadra, ndërsa vlenë të përmendet se ishte pjesë e ekipit të madh francez, PSZH, ku për një vit mbrojti për kategorinë U19.

Por një lëndim në atë kohë bëri që Enesi të mos vazhdojë karrierën në Francë. Më pas ai ishte pjesë edhe te skuadra italiane Rexhina, luajti edhe me ekipin Dardania të Lozanës, ndërsa në Maqedoni ai për një vit ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, mirëpo duke mos arritur që të depërtojë si titullarë.

Ai pjesë e Shkëndijës ishte nga janari i vitit 2015, deri janarin e vitit të ardhshëm, duke regjistruar vetëm dy ndeshje, njërën prej të cilave pikërisht kundër FC Shkupit me 10 dhjetor të vitit 2015, kur në lojë ishte inkuadruar gjatë pjesës së dytë.

Leave a Reply