Toni Kros pësoi një dëmtim të rëndë

Mesfushori gjerman i Realit të Madridit, Toni Kros ka pësuar një dëmtim serioz në ndeshjen e fundit ndaj Real Sociedadit, në të cilën ndeshje ‘mbretërit’ u mundën në ‘Bernabeu’ me rezultatin 2:0.

Pas analizave të bëra u konstatua se Toni Kros ka pasur një këputje të muskujve në këmbën e majtë. Nga tabori i ‘madrilenëve’ nuk kanë njoftuar saktë se sa kohë do të mungojë futbollisti gjerman, ndërsa mungesën e tij pritet ta plotësojë Isko.

Parashihet që Kros të mungojë në dy ndeshjet e Kupës kundër Leganes si dhe në ndeshjet kampionale kundër Betisit, Seviljës dhe Espanjollit.

Leave a Reply