Rabotniçki ka caktuar tre miqësoret që do ti zhvillojë në Antalia të Turqisë

Rabotniçki tashmë tre ditë me rradhë ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror këtu në Shkup, ndërsa nga data 25 janar ‘romantikët’ do të transferohen në Antalia të Turqisë, ku deri me datë 6 shkurt do të zhvillojnë fazën kryesore, ku tashmë kanë caktuar edhe tre ndeshje miqësore, njofton ‘infOSport.mk’.

Ndeshjen e parë në tokën turke ‘romantikët’ do ta zhvillojnë me datë

1 shkurt kundër skuadrës gjeorgjiane të Saburtalo, ndërsa vetëm një ditë më vonë do të masin forcat me skuadrën koreane të Pohang Stilers.

Ndeshjen e fundit në Antalia të Turqisë, Rabotniçki do ta zhvillojë kundër skuadrës së Crvena Zvezdës me 5 shkurt, vetëm  një ditë para rikthimit të tyre në Shkup.

Leave a Reply