Makedonija Gj.P prezanton 3 përforcimet e para, priten ende firma

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit gjatë ditës së sotme ka prezantuar 3 përforcimet e para në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton ‘infOSport.mk’.

Prej sot edhe zyrtarisht pjesë e ‘luanave’ nga Gjorçe Petrovi janë Benjamin Demir si dhe dy brazilianët, Andre Penalva dhe Paulo Eduardo Karvaljo.

Megjithatë kjo nuk është e tëra, kur janë në pyetje përforcimet e reja, pasi drejtuesit e klubit ‘verdhekuq’ shumë shpejtë pritet të firmosin edhe me brazilianin e tretë në këtë afat kalimtarë, Izaldo Braz, teksa gjithashtu emër i ri i tyre pritet të jetë edhe tashmë ish kapiteni i Rabotniçkit, Ostoja Stjepanoviç.

Ndërkohë përveç brazilianit Leovigaldo Zhunior i cili u transferua te skuadra e Vardarit, nga Makedonija GJ.P vlen të ceket se u larguan edhe dy brazilianët tjerë, Paulista Felipe dhe Xheferson Nasçimento.

Leave a Reply