Ekskluzive, Mevlan Adili e vazhdon karrierën në Lituani

“InfOSport.mk” mëson ekskluzivisht se Mevlan Adili karrierën e tij e vazhdon në Superligën e Lituanisë te skuadra e Zalgirisit. Shkupjani pas ndarjes me Shkëndijën e Tetovës, mbeti futbollist i lirë dhe në adresë të tij kishte oferta nga shumë klube të vendit, por edhe nga Shqipëria. Mirëpo Adili zgjedhi për destinacion Lituaninë, ku firmosi kontratë për 3 vite me Zalgirisin, ndërsa ndërmjetësimin e këtij transferimi e ka realizuar menaxheri Meriton Berisha.

Skuadra e Zalgirisit e ka mbyllur sezonin në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Lituanisë, me 75 pikë, dy më pak se Suduva kampionët dhe 24 pikë epërsi se Trakai i vendit të tretë.

Për Adili kjo është aventura e parë në Lituani dhe e dyta jashtë vendit, pasi më herët ishte pjesë e UTA Arad të Rumanisë./InfOSport.mk

Leave a Reply