Shkëndija fiton ‘testin’ me Renovën

Shkëndija ka fituar me rezultat 2:1 ndeshjen kontrolluese me Renovën të zhvilluar sot në Tetovë.

Duke llogaritur se për dy skuadrat kjo ishte ndeshja e parë prej fillimit të përgatitjeve dimërore, përballja nuk kishte intenzitet të lartë dhe dy ekipet u kanosën nga dy-tre herë para se baraspeshën ta prishte Emmanuel Mbela në minutën e 41 kur me kokë shënoi për epërsi 1:0 të Renovës.

Shkëndija rriti tempon në pjesën e dytë dhe qasja e tillë solli përmbysje. Fillimisht në minutën e 62-të nën presionin e Eminit ndodh mosmarrëveshje në mbrojtjen kundërshtare dhe Xhelil Abdulla shënon në rrjetë të gabuar për 1:1. Rezultati përfundimtar u vendos në minutën e dytë të kohës shtesë kur Valmir Nafiu sjell gol të bukur për fitore 2:1 të kuqezinjëve në ndeshjen e parë në vitin 2019.

 

Leave a Reply