Todorovski rikthehet te Shkëndija

Bazhe Todorovski është rikthyer te Shkëndija. Mbrojtësi i krahut të djathtë 6 muajt e fundit ishte pjesë e Rabotniçkit, ndërsa pasi i përfundoi koha e huazimit, ai rikthehet në Tetovë.

Todorovski Rabotniçkit iu bashkua shtatorin e vitit të kaluar, duke zhvilluar 12 ndeshje, me përjashtim të dy ndeshjeve kundër Shkëndijës.

Mbrojtësi 33-vjeçar pjesë e ‘kuqezinjëve’ nga Tetova është që nga janari i vitit 2015-të. Ai brenda kësaj periudhe ka zhvilluar 118 ndeshje, duke regjistruar 5 gola dhe 16 asiste.

Leave a Reply