‘Bombë’ nga Franca: Mbape zbulon ekipin ku mund të luaj

Kylian Mbape është një protagonist në vazhdim e sipër te skuadra franceze e Paris Sen Zhermenit, teksa të shtunën realizoi ‘hat-trik’ në fitoren 9:0 ndaj Gingamp.

Francezi 20 vjeçar është rikthyer edhe njëherë të flas për të ardhmen, ndërkohë që nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luaj te Real Madridi, skuadër kjo që një kohë më të gjatë po e përcjellë këtë super talent.

“Jam i lumtur për momentin këtu dhe dua të rrespektoj kontratën time deri në vitin 2021. Real Madrid? Të ardhmes nuk i dihet, kështu që ndoshta një ditë mund të luaj atje’, – është shprehur Mbape.

Kujtojmë që Mbape ishte shumë afër të nënshkruante me skuadrën ‘madrilene’ dy vite më parë, por presidenti i klubit ‘mbretëror’, Florentino Perez ishte tërhequr në momentin e fundit nga gara për shërbimet e tij.

Mbape te PSZH-ja u transferua gushtin e vitit 2017-të, mirëpo vetëm në formë huazimi, që më pas parisienët të blejnë kartonin e tij verën e vitit 2017-të për shifrën e 180 milion eurove. Ai gjatë këtij gjysëmsezoni në Ligue 1 në 13 ndeshje ka realizuar 14 gola, ndërsa gjithsej me PSZH-në numëron 66 ndeshje dhe 39 gola të shënuar.

Leave a Reply