Super gjest, skuadra nga Premierliga hap dyert e stadiumit për të akomoduar të pastrehët

Drejtuesit e skuadrës së Kristal Pallas kanë vendosur që të hapin dyert e stadiumit të tyre për të mikpritur njerëzit që kanë nevojë për një strehë. Duke parë që ditët e fundit temperaturat në Londër kanë qenë shumë të ulta, nën zero, atëherë klubi ka vendosur që të transformojë disa zona të stadiumit në dhoma gjumi, ku secila prej tyre do të mirëpresë deri në 10 të pastrehë.

Përveç fjetjes, këta persona do të kenë mundësi edhe të ushqehen dhe të përdorin banjot që ndodhen brenda stadiumit.

‘Ky është një shembull që duhet ta ndërmarrin edhe klubet e tjera angleze’, – u shpreh kryetari i Bashkisë së Londrës. Stadiumi i Kristal Pallas ka hapur prej dy ditësh dyert për të pastrehët, ndërsa tashmë në dhomat e krijuara kanë filluar të akomodohen disa prej të pastrehëve.

‘Jemi të lumtur që bashkëpunojmë me Bashkinë dhe të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë, në mënyrë që të kalojnë në kushte më të mira këto muaj të ftohta të dimrit’, – thanë drejtuesit e skuadrës londineze të Kristal Pallas.

Leave a Reply