Edhe Shqipëria zbardh kalendarin e ndeshjeve për Botërorin e vitit 2022

Edhe kombëtarja shqiptare ka publikuar kalendarin e ndeshjeve eliminatore për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë”e Edi Rejës e nisin me një transfertë të lehtë në letër ndaj Andorras me 25 mars 2011, ndaj së cilës kombëtare edhe do e mbyllin këtë cikël me 15 nëntor të vitit 2021 në tokën shqiptare.

Ndryshe përveç ndeshjen me Andorrën në muajin mars të vitit të kaluar, Shqipëria këtë muaj do të mirëpret Anglisnë në Tiranë me 28 mars, ndërkohë 3 ditë më pas do të jetë mysafir i San Marinos.

Edhe shtatori është grumbullim i ngjeshur, duke vijuar me ndeshjet ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos, ndeshje kjo që këtë herë do të zhvillohet në Shqipëri.

Ndërkohë në tetor dhe nëntor janë programuar të luhen nga dy ndeshje, duke e ulur pak ritmin e betejave. Pikërisht në këto dy muaj, Shqipëria do të zhvillojë rradhazi tre ndeshjet më të rënda, ato kundër Hungarisë në transfertë (09 tetor 2021), Polonisë në Tiranë (12 tetor 2021) dhe Anglisë në transfertë (12 nëntor 2021). Padyshim do të jetë një fushatë e vështirë kjo për “kuqezinjtë”, që megjithatë besojnë tek forcat e tyre.

Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”
Ndeshjet e Kombëtares shqiptare:
25/03/2021: Andorra-Shqipëri ora 20:45
28/03/2021: Shqipëri-Angli ora 18:00
31/03/2021: San Marino- Shqipëri ora 20:45
 
02/09/2021: Poloni-Shqipëri ora 20:45
05/09/2021: Shqipëri-Hungari ora 18:00
08/09/2021: Shqipëri-San Marino ora 20:45
 
09/10/2021: Hungari-Shqipëri ora 20:45
12/10/2021: Shqipëri-Poloni ora 20:45
 
12/11/2021: Angli-Shqipëri ora 20:45
15/11/2021: Shqipëri-Andorra ora 20:45

Leave a Reply