Zeni Husmani flet pas firmosjes me Shkëndijën

Pasi zyrtarizuan kalimin te Shkëndija e Tetovës, Zeni Husmani ka folur për rrjetët e klubit, duke u shprehur i kënaqur që i bashkohet familjes kuqezi.

“Është kënaqësi të firmos me Shkëndijën Kam luajtur jashtë por e dij se vij në klubin me tifozerinë më të zjartë, ndërkohë që skuadra është rritur shumë dhe shënon rezultate edhe në arenën Europiane”, tha Zeni Husmani.

Kujtojmë që Husmani është afrimi i dytë i tetovarëve në këtë merkato, pasi një ditë më parë kuqezinjtë zyrtarizuan Agim Ibraimin. Interesant është fakti se sezonin e kaluar të dy përforcimet e reja të Shkëndijës luanin te Domzhale në Slloveni. /InfOSport.mk

Leave a Reply