Dimitar Xhonov mbetet në krye të LFK-së Shtip

Iniciatorët për ndryshime kanë humbur betejën e parë, pasi Dimitar Xhonov vazhdon të mbetet në krye të Lidhjes Futbollistike Komunale në qytetin e Shtipit.

Xhonov ka fituar sërish besimin të mbetet njeriu i parë i federatës së futbollit në Shtip, pasi mori votat e nevojshme nga delegatët e pranishëm që ishin pjesëmarrës në Asamblenë e sotme të LFK Shtip që u zhvillua në hapësirat e FFM-së në Shkup.

Në asamblenë e rregullt vjetore të LFK Shtip të pranishëm ishin 15 delegatë, prej të cilëve 26 janë të verifikuar nga 29 gjithsej. Në këtë asanble morën pjesë edhe Argjend Beqiri dhe Dejan Dimovski si përfaqësues të FFM-së.

Leave a Reply