Drejtori i Juventusit harron letrën e transferimeve në restorant, zbulohen të gjitha transferimet

Një gabim i drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratiçi, ka zbuluar të gjitha planet që ‘bardhezinjtë’ kanë për afatin e janarit dhe të verës së ardhshme.

Të gjitha planet, emrat dhe shifrat e Paratiçi janë gjetur në një copë letër, të grisur, por të harruar në tavolinën e një lokali milanez, ku shefi i Juves kishte qenë dje për drekë.

Një tifoz kurioz ka mbledhur pjesët e letrës, i ka bashkuar dhe i ka dërguar ato në redaksinë e gazetës “Il Tempo”, që më pas i ka bërë ato publike.

Në listën e Paratiçi janë emrat e disa futbollistëve të rinj, si Zennaro e Demiral, që kushtojnë 7-10 milionë euro.

Më pas vijnë objektivat “normale”, me Romero e Tonali, për të cilët ‘bardhezinjtë’ janë gati të shpenzojnë deri në 20 milionë euro, shkruan ‘Telesport’.

Dhe në fund vijnë emrat “big” të merkatos, si ato të Zaniolo dhe Milinkoviç-Saviç, për të cilët Juventusi është gati të paguajë deri në 50 milionë euro.

Pra, Paratiçi i ka idetë e qarta për sa i përket skuadrës që do të ndërtojë sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply