Një biletë shkon deri në 9 mijë euro?!

Skuadra e Xherdan Shaqirit, Liverpulli është në rrugë të mbarë për të fituar titullin kampion pas shumë viteve. Skuadra e Jurgen Klop udhëheq kampionatin me 4 pikë larg Mançester Sitit.

Takimi i fundit i sezonit në shtëpi do të jetë ai i me Vulverhempton më 12 maj.

Edhe pse deri me këtë datë ka edhe plotë 105 ditë, tifozët po përgatiten për festë në “Enfilld Roud” dhe çmimet e biletave kanë shkuar në stratosferë.

Sigurimi i një bilete për atë takim ka shkuar deri në 9 mijë euro.

Një shumë e jashtëzakonshme për të ndjekur një ndeshje të Premierligës, aq më tepër kur mungojnë edhe shumë ndeshje deri në fundin e saj.

Liverpulli pas 23 xhirove ka tubuar 60 pikë, 4 më shumë se skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti.

Leave a Reply